Licencat Profesionale në fushën e studimit e projektimit dhe mbikqyrje e kolaudimit të punimeve të ndërtimit

NJOFTIM

Është miratuar rregullorja e re e licencimit profesional  të  individëve  dhe personave juridikë që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim, me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 943, datë 28.12.2016 “Për licencimin  profesional  të  individëve  dhe personave juridikë që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim”. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, aplikimet për licencimin profesional në këtë fushë, për një periudhë 6 mujore nga hyrja në fuqi, mund të kryhen, ose nëpërmjet shërbimit postar, ose online, nëpërmjet sistemit informatik të integruar. Pas këtij afati, aplikimet do të bëhen vetëm online dhe nuk do të pranohen aplikimet e dërguara nëpërmjet shërbimit postar.

 

Njoftim në lidhje me rinovimin e licencave profesionale në fushën e studimit e projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim

Licencat profesionale individuale apo të shoqërive, për studim e projektim dhe mbikëqyrje e kolaudim, të miratuara përpara hyrjes në fuqi të rregullores së miratuar me VKM nr.943, datë 28.12.2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.759, datë 12.11.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për licencimin profesional të individëve dhe personave juridikë që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim”, do të konsiderohen të vlefshme brenda një afati kohor 12 muaj nga hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje. Brenda këtij afati, subjektet duhet të bëjnë rinovimin e licencave, me formatin e ri të kategorive, si dhe në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë rregullore. Pas këtij afati, licencat e parinovuara do të jenë të pavlefshme.

Licencat profesionale individuale apo të shoqërive, për mbikëqyrje e kolaudim, të miratuara përpara hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, të gjitha kategoritë e të cilave nuk ndryshojnë emërtim, sipas kësaj rregulloreje, mbeten të vlefshme, pa iu nënshtruar përcaktimeve të pikës 1 të nenit 43 të rregullores.

Për të aplikuar edhe në mënyrë elektronike për pajisje me licencë në këtë fushë, klikoni këtu.