Mbajtja e dokumentacionit në MZHU

Sektori i Arkiv-Protokollit në Ministrinë e Zhvillimit Urban ruan dhe administron çdo lloj dokumentacioni që prodhohet në institucion, në formatin e shkresës së sigluar nga hartuesi dhe miratuesi i saj, bashkëlidhur edhe praktika, nëse një shkresë e caktuar e ka pasur një të tillë. Arkivi lejohet të jetë në dispozicion të çdo drejtorie, brenda Ministrisë . 

Sistemi i ruajtjes së dokumentacionit, në zyrën e Arkivës, bëhet në formatin Hard-Copy, në kuti të posaçme për arkivim. Në këtë sistem manual të ruajtjes së dokumentacionit, ndarja në lloje bëhet në varësi të problematikës që shkresa trajton si dhe në varësi të drejtorisë e cila merret me zgjidhjen e problematikës. Në zyrën e Arkivës në MZHU ruhen vetëm materiale shkresore. Arkivi i MZHU  nuk ruan materiale dixhitale apo në formate CD.  Përpunimi automatik i ruajtjes nuk është ende  i zbatueshëm për institucionin tone.