Mejvis Kola (Bajollari)

Këshilltare

Mejvis Kola (Bajollari)

Znj. Mejvis Kola ka lindur në Tiranë, më datë 31 Korrik 1981 dhe është e martuar.
Znj. Kola ka përfunduar studimet Master Shkencor pranë Universitetit Europian të Tiranës, dega Financë Bank (diploma për tu mbrojtur në vitin 2013).
Znj. Kola u diplomua në vitin 2006 me titullin Master, në degën Grupet Etnike dhe Shoqëritë Multikulturaliste, Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Bristol, në Mbretërinë e Bashkuar.
Studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Bristol, në Mbretërinë e Bashkuar ku u diplomua në degën Politikë në vitin 2004.
Prej vitit 2008 ka punuar prej pesë vitesh pranë Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore ku kryesisht është marrë në ofrimin e asistencës teknike dhe mbështetjes profesionale në ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimit të rolit të gruas në zonat rurale malore.
Nga viti 2006 znj. Kola ka punuar si asistente avokate në dy zyra avokatie të specializuara në çështjet e emigracionit në New York, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  
Gjithashtu, ka kryer disa trajnime pranë disa organizmave të rëndësishëm si Qëndra e Trajnimeve ILO në fushën e barazisë gjinore.
Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe në nivel mesatar gjuhën italiane.