Jonida Baçi (Ajazaj)

Drejtor Kabineti

Jonida Baçi (Ajazaj)

Znj. Jonida Baçi ka lindur në Durrës, më datë 22 Shkurt 1978. Ajo është e martuar dhe ka një vajzë.

Znj. Baçi ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2000.

Znj. Baçi ka një eksperiencë 13 vjeçare në fushën e menaxhimit të projekteve dhe zbatimit të programeve komplekse.

Për rreth 9 vite ka punuar pranë Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran (SCO-A) ku ka qënë përgjegjëse për zbatimin e  programeve në fushën e decentralizimit dhe demokratizimit, arsimit profesional  dhe ndihmës humanitare. Ka eksperiencë në administratën publike ku ka punuar per 2 vite dhe prej  vitit 2010 ka  qenë përgjegjëse për komponentin kombëtar të projektit për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal DLDP, program i  Qeverisë Zvicerane i cili zbatohet në Shqipëri nga organizata Helvetas Swiss Intercooperation prej vitit 2006.

Znj. Baçi është trajnuar  në fushat e ciklit të menaxhimit të projekteve, vlerësimeve sektoriale, barazisë gjinore, menaxhimit të konfliktit dhe negocimit shumëpalesh, menaxhimit të njohurive,  si dhe qeverisjes vendore dhe decentralizimit pranë disa institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare si Instituti Teknik në Zyrih, Zvicër, Universiteti George Town Shkolla e Biznesit në Washington DC, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Akademisë së Hagës për Qeverisjen Vendore.

Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe  në  nivel mesatar gjuhën gjermane.