Misioni

Ministria e Zhvillimit Urban harton dhe zbaton politika që synojnë modernizimin e zbatimin e kuadrit ligjor në fushën e planifikimit dhe zhvillimit urban, strehimit, legalizimit e integrimit të ndërtimeve informale.

Ministria e Zhvillimit Urban ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore në përputhje me legjislacionin përkatës:

  • Fushën e planifikimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban, administrimit të tokës dhe kontrollit të zhvillimit të territorit;
  • Fushën e legalizimit, urbanizimit dhe integrimit të zonave e ndërtimeve informale;
  • Fushën e standardeve urbane në ndërtim;
  • Fushën e strehimit;
  • Fushën e mbetjeve urbane në lidhje me planifikimin territorial;
  • Fushën e menaxhimit të projekteve të zhvillimit urban.

Ministria e Zhvillimit Urban është përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor, të strategjive e të politikave në fushat e përgjegjësisë shtetërore që mbulon.