Sekretar i Përgjithshëm

 

Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Urban

Znj. Reida Kashta

 

Znj. Reida Kashta ka lindur në Lushnje, me datë 1 shkurt 1981. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë një djalë dhe një vajzë.

Znj. Kashta ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2003.

Në vitin 2008 ka përfunduar Masterin në Studime Evropiane, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2015 ka përfunduar Doktoraturën, Universiteti i Torinos, Itali, Departamenti i Drejtësisë dhe Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.

Znj. Kashta ka një eksperjence pune prej 13 vitesh në Administratën Publike.

Në 10 vitet e fundit ka punuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, me pozicionin Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike dhe Monitorimit.

Ajo zoteron shumë mirë gjuhën angleze, frenge dhe italiane.