Alfred Dalipi

Zëvendësministër

Alfred Dalipi

Z. Alfred Dalipi,  ka lindur në Ersekë, më 6 tetor, 1970. Është i martuar dhe ka tre vajza. I diplomuar për Drejtësi dhe Gjuhë e Huaj pranë Universitetit Publik të Tiranës dhe Shkodrës. (1993 dhe 2008)

Në kuadër të formimit të pjesshëm ndër vite ka ndjekur: Administrim-Menaxhim Ndërmarrjesh; Administrim Publik, Transformimi i Ndërmarrjeve Shtetërore, në Itali dhe Francë.

Ka kryer  trajnime të ndryshme mbi gazetarinë dhe menaxhimin e mediave në ShBA, Itali, Francë , Angli, Danimarkë, Gjermani etj.

Nga viti 1992 deri në 1994 ka punuar si redaktor përgjegjës pranë gazetës “24 Orë”. Nga viti 1994-1998 ka punuar si gazetar pranë gazetës  “Zëri I Popullit” .

Në vitin 1997 zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë si anëtar - nënkryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar, mandat i rikonfirmuar me vendim të Kuvendit të Shqipërisë edhe në vitin 1998.

Nga viti 1999 – 2005 ka punuar si zv/drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së dhe në vitin 2000-2001 si drejtor i Televizionit Publik Shqiptar.

Nga viti 2005 – 2013 për 2 legjislatura ka qenë deputet i Kuvendit te Shqipërisë, në Qarkun Korçë.

Në dhjetor të vitit 2013, emërohet Zv.ministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit në Qeverinë e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.

Është autor dhe botues i disa monografive, enciklopedive të shkurta dhe guidave njohëse mbi Shqipërinë në gjuhë të huaja : italisht, anglisht, frëngjisht , greqisht.