Gjon Radovani

Zëvendësministër

Gjon Radovani

Arkitekt Gjon Radovani ka lindur në Shkodër më 08.03.1961 dhe ka studiuar në Universitetet e

Heidelberg-ut dhe Shtutgartit për arkitekturë dhe matematikë.

Është diplomuar në vitin 1997 për arkitekturë duke marrë titullin “Diplom Ingenieur der

Architektur”, e më pas “Master of Science” dhe “Freier Architekt”, titull i dhënë nga Dhoma e

Arkitektëve të Baden-Württemberg në Gjermani.

Ai është bashkëthemelues dhe drejtor i studios arktitekturore: “Architektur Stadtplanung

Design” në Shtutgart, është anëtar i “Dhomës së Arktitektëve të Landit Baden-Württemberg”,

anëtar i komitetit organizativ, promotor dhe lektor i konferencës vjetore internacionale mbi

artin sakral në Romë dhe Vjenë, themelues dhe kryetar i shoqatës humanitare, artistike dhe

shkencore "Claim for Dignity“, anëtar jurie nw disa konkurse ndërkombëtare të design-it dhe

arkitekturës, themelues i shoqatës artistike “Art Union – Albania”, etj.

Bashkëpunimet dhe punët e studios së tij në nivel ndërkombëtar si në planifikim urban,

projektim arkitekturor, ndërtim dhe menaxhim, trashëgimi kultutore etj, janë ndërtuar, zhvilluar

ose ende në proces në Gjermani, Itali, Peru, Afrikë e Jugut etj. Aktiviteti i tij në Shqipëri dhe

Kosovë shtrihet nga hartimi i Planit Urbanistik tw qendrës së qytetit të Shkodrës, projektimi

dhe menaxhimi i realizimit të disa ndërtesave polifunksionale në qendër të qytetit të Shkodrës,

restaurime dhe projektime të plota në qendra kulti e trashëgimi kulturore, projektime në

komplekse të ndryshme në Tiranë, projekt-manager i një qendre polifunksionale në qytetin e

Prishtinws, etj.

Një specifikë tjetër e aktivitetit të arkitektit është dhe zhvillimi dhe patentimi i disa shpikjeve

teknike në fushën e akustikës ndërtimore si dhe në atë të industrisë së makinave.

Në aktivitetin e tij politik vlen të përmendet kontributi i tij në krijimin e Këshillit të Parë të

të Huajve në rang europian në vitin 1992. Gjithashtu nga kjo periudhë deri në vitin 1996,

z. Radovani ishte përfaqësues i zgjedhur me votë i të huajve në Këshillin Bashkiak të qytetit

Heidelbergut.