Sponsori/Promotori ndryshon vendndodhjen

Rolf Alther e njeh mirë Shqipërinë,  madje flet  me  pasion  për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe shoqëror  të saj. Dhe të mendosh se  dhjetë vjet më parë kishte dëgjuar të flitej shumë pak për Shqipërinë.  Në  zyrën e banesës së tij në Münchëiler, në Zvicër  gjendet një duzinë me dosje dhe dokumente në lidhje me Shqipërinë. Sot, e njohin të gjithë shqiptaret që jetojnë në Zvicër, madje edhe vet ambasadori. Ishte viti 2007,  kur udhëtoi rastësisht drejt Shqipërisë  dhe që nga ajo kohë krijoi  një lidhje shumë të fortë me këtë vend.  Pa  brigje të pashfrytëzuara dhe male shumë të bukura; takoi njerëz mikpritës dhe bujarë, zbuloi  potenciale ekonomike. Kjo e nxitit që  gjashtë vjet më parë, të themelonte shoqatën “Zvicër-Shqipëri”  dhe si asnjë tjetër është i përkushtuar për  marrëdhëniet midis dy vendeve, për zhvillimin ekonomik dhe shfrytëzimin e potencialeve ekonomike. Udhëton shpesh drejt Adriatikut dhe punon në mënyrë aktive për të qenë ndërmjetës  për çdo dëshirë dhe shqetësim, të shqiptarëve apo  zviceranëve. Rolf Alther,  është 71 vjeç. Edhe pse  në pension,  vazhdon të merret  me  biznes. Si  pensionist ai nuk dorëzohet lehtë. Thotë se  Shqipëria, nga pikëpamja ekonomike është një nga vendet më  interesante të rajonit. Për më tepër që reputacioni i Shqipërisë është përmirësuar ndjeshëm kohët e fundit.  Ndoshta, për këtë arsye, Rolf Alther e zhvendosi zyrën e tij nga Münchëilen në Shqipëri.  Që nga gushti do të banojë në  zonën bregdetare të Adriatikut, për të ndjekur nga afër realizimin e projekteve për këtë zonë.  Por, dashuria për Shqipërinë i ka rrënjët  më të thella se marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve:  bashkëshortja e tij është me origjinë shqiptare.

Burimi: http://www.thurgauerzeitung.ch