Intervista e Ministres Gjermeni në emisionin "Të bësh ekonomi", pjesa e dytë.

Znj. Ministre thatë pak më parë se një prej probelemeve në këto vite ka qenë vijueshmëria e projekteve.  Ka patur gjithmonë raste kur me ardhjen në pushtet një qeveri prish, ribën nga e para projektet e qeverisë parardhëse.  Kur do të mësohemi ne të kemi një plan të qëndrueshëm?

 

Unë thashë se, kur bëhet fjalë për planifikim dhe zhvillim të qendrueshëm të territorit ka nevojë për një vullnet politik që i tejkalon afatet e një mandati  qeverisës. Për ne është shumë e rendësishme, që Shqipëria të ndahet nga pjesa kaotike, përqasja kaotike apo informale e zhvillimit të territorit. Ne duam që ky zhvillim të jëtë afagjatë, vizionar dhe kjo kërkon angazhim, mirëbesim dhe përkushtim.

Ju keni besim se do ta gjeni këtë vullnet politik. Pasi dhe një vit mandate ka mbetur?

 

Unë mendoj që po. Na kanë mjaftuar kaq vite të gjata e të dhimbshme tranzicioni, që të kuptojmë se, nëse vërtetë nuk shikojmë në mënyrë vizionare për një zhvillim të qendrueshëm,  do të mbetemi peng i së shkuarës dhe i këtij zhvillimi informal të territorit.  Planet kombëtare nuk janë plane strikte. të thëna njëherë e përgjithshmonë, janë plane strikte të cilat japin piketat e zhvillimit dhe rishikohen një herë në 5 vite. për të parë dhe për tu harmonizuar dhe përputhur me strategjinë e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

Ne si politikbërës duhet ta tejkalojmë pjesën e ngushtësisë politike për hir të zhvillimit afatgjatë.

 

Znj. Ministre për disa projekte, një pjesë e të cilave kanë nisur, një pjesë janë miratuar nga KKT ka ptur kundërshti jo vetëm nga politika, po edhe shoqëria civile. Kemi parë protesta për këndin e lojrave të liqeni artificial,  për ndërtimin e stadiumit të ri, apo për qendrën e Tiranës. Sheshi i ri është projekt i bashkisë?

 

Është i bashkisë, por kur bëhet fjalë për projekte të tilla madhore i nënshtrohen procesit të dëgjesave publike, pastaj kalon në Këshillin Kombëtar të Territorit. KKT është institucioni që merr vendime për projekte të tilla strategjike, qoftë për leje zhvillimore, qoftë për plotësimin e dokumentacionit procedurial për këto projekte.

 

 

Janë 3 projekte, që janë shumë te debatuara. Ka patur kundërshtime. Nëse do ndalemi tek parku i lojrave pranë liqenit artificial, a ka patur dëgjesa publike?

 

Rikthesoj që ky është një projekt i bashkisë. Ka patur disa prononcime nga kryetari dhe nënkryetari për dëgjesat publike që janë bërë me qytetarë apo grupe interesi.

 

Në faqen zyrtare të KKT kemi gjetur disa dokumenta që vërtetojnë se, përsa i përket lejes së ndërimit për këndin e lojrave jo të gjithë ministrat që janë anëtarë të KKT kanë vendosur firmat. Po shikojmë dokumentin dhe ka vende bosh: si Ministri Manjani apo Ministri Koka, apo edhe zv.Ministri juaj, z. Gjon Radovani. A janë të vlefshme këto dokumente kur nuk kanë firmosur të gjithë anëtarët? Ndërkohë që ky projekt nuk ka aprovimin e aleatit tuaj në qeverisje, Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

Ky është supozimi juaj. Nëse një prej ministrave nuk ka firmosur, mund të jetë për çdo lloj arsye objective dhe nga ana proceduriale dhe ligjore, kur shumica firmos ky vendim nuk diskutohet. Unë di që zv. Ministri, psh, atë ditë ka qenë jashtë Shqipërie.

 

Po Ministrat e LSI? E keni marrë aprovimin e këtyre ministrave?  A ka patur kontestime?

 

Mesa di unë, jo. Dhe në KKT nuk janë vetëm këta ministra. Ndaj supozimi më duket i pavend.

Por, shohim edhe vendime të tjera që janë po këta ministra të LSI që nuk kanë firmosur këto vepra. Kjo të krijon dyshimin se ndoshta aleati qeverisës nuk ka dhënë aprovimin.

 

Unë nuk e mendoj kështu. Ky supozim ndoshta bazohet nga ju vetëm tek këta ministra. Por, unë nuk mund të mbaj mend të gjitha vendimet dhe kush ka munguar e kush jo në mbledhje.

 

Kemi sërish Ministrat Haxhinasto dhe Koka, pra ministra të LSI…

 

Po, por sërish vërtetohet ajo që them, që ata mund të mos kenë qenë të pranishëm , ose të mos kenë qenë në Shqipëri.

Por, a e kanë dhënë aprovimin ata…?

 

Nëse nuk kanë firmosur nuk kanë qenë aty. Si mund ta japin firmën duke mos qenë të pranishëm…

 

As në kosultimet papraprake…?

 

Nuk ka konsultime paraprake në KKT. Po flasim për dy gjëra të ndryshme. Dëgjesat publike i bën bashkia për një projekt, ndërsa Ministrat firmosin në KKT kur merret vendimi për këtë projekt. Nëse nuk kanë firmos ka ndodhur se nuk kanë qenë të pranishëm. Nëse nuk janë dakord aty shkruhet se nuk jemi dakord dhe jo të mos firmoset. Pavarësisht kësaj, vendimet e KKT janë legjitime kur shumica e ministrave e firmosin atë.

Pra, duhet që pjesa më e madhe  të firmosin..?

Duhet që pjesa më e madhe të jenë të pranishëm…

 

Duke parë këtë mungesë firmash, të lënë të dyshosh se kanë hequr “përgjegjësinë” që nesër të thonë se nuk kemi firmosur për ato vepra që janë të debatueshme…

 

Ju keni të drejtën të mendoni si të doni, por mendimi im është ky që sapo ju thashë.  Mendimin e ministrave mund ta merrni direkt nga ata.

Ndalemi tek stadiumi i ri…

 

Në mbledhjen e KKT, që u trasmetua direkt në television u miratua leja e zhvillimit.  Në u njohëm me projektidenë që u soll nga Federata Shqiptare e Futbollit. Për të aplikuar për një leje ndërtimi duhen një sërë dokumentash: projekti i plotë, vlerësimi mjedisor, aprovimi nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.

Ju jeni zv.kryetare e KKT. A do ta jepni lejen tuaj për atë projekt, që nesër – pasnesër do të mbetet në histori?

 

Ky është një vendim që do të merret në momentin që i gjithë dokumentacioni të jetë konform ligjit. Nëse projekti i plotëson procedurat ligjore dhe institucionale besoj se të gjithë anëtarët e KKT do ta japin aprovimin.

Keni dhënë ju kontribut në këtë projekt si Ministri e Zhvillimit Urban?

 

Jo nuk është projekt i MZHU. Në këtë ministri është sekretariati teknik i KKT, që është Agjencia për Zhvillimin e Territorit, një Agjenci e cila merr kërkesa, si nga investitorë, sipërmarrës vendas apo të huaj për sa i përket ndërtimeve me interes strategjik. Dhe ky është një mandat i KKT, që të miratojë leje për projekte strategjike siç është stadiumi në rastin konkret.  Ministria e Zhvillimit Urban nuk ka qenë e përfshirë drejtpërdrejtë në projekt, por ka përgjegjësinë si pjesë e sekretariatit teknik për të plotësuar të gjithë dokumentacionin që unë ju përmenda më sipër.

Sipas jush, ndërtimi i stadiumit në një zonë të populluar a është i vlefshëm?

 

Kjo është çështje e debatuar.  Ka patur mendime pro dhe kundër. Ndërkohë, mendimin e specializuar  e japin arkitektët, urbanistët, planifikuesit dhe është mendim që i shërben zhvillimit të një zone të tërë.  Ajo zonë është katandisur , është degraduar dhe është lënë pa pikën e përkujdesjes për vite me rradhë. Me projektin që pritet të zhvillohet aty japing një kontribut të madh për Tiranën, por edhe për të gjithë sportdashësit.

 

Do të vijoni ta diskutoni me publikun këtë projekt?

 

Ua thashë pak më parë që kjo nuk është përgjegjësi e MZHU apo KKT. Këtë projekt e ka sjellë FSHF përmes  “Kuq e Zi”….

Por, kërkon miratimin e Qeverisë..

 

Në KKT jemi një pjesë e Ministrave që kanë lidhje me zhvillimin e territorit….

Çfarë ndodhi atë ditë jashtë dyerve të KKT. Pse nuk u pranua të ishte pjesë shoqëria civile?

 

Mbledhjet e KKT bëhen zakonisht të mbyllura. Për shkak të  ndjeshmërisë që ky projekt ka menduam të bëjmë mbledhje të hapur të KKT. E theksoj, jo dëgjesë publike. Me disa të ftuar, si FSHF, bashkinë e Tiranës, shoqatën e arkitektëve , apo përfaqësues të medias për të qenë pjesë e kësaj mbledhje të hapur.

Kur do të miratohen në KKT si qendra e Tiranës ashtu edhe projekti i stadiumit?

 

Kur të vijnë kërkesat konform dokumentacionit dhe procedurave në fuqi.

 Flasim për Rilindjen Urbane.  Duket se programi është përqëndruar në qendrat e qyteteve. Mendoni se kjo ishte ajo çka kish nevojë vendi, ndërkohë që ekonomia ndodhet në vështirësi?

 

Këto janë investime publike që kanë sjellë gjallërim në të gjitha qytetet ku është investuar , por edhe të sipërmarrjes jo vetëm në qendrat e qyteteve.

 

Estetikisht kanë sjellë rezultate…

 

Jo vetëm estetikisht.  Nuk bëhet fjalë vetëm për fasada, por shumë me tepër sesa kaq.  Vetëm në dy vite janë mbështetur mbi 200 projekte. Kryesisht kanë qenë qendra qytetesh, por jo vetëm. Kanë patur disa komponentë si kanalizimet, ndriçim, gjelbërim, krijim i hapësirave publike. Shumica e qyteteve nuk kishin marrë fonde publike për 25 vite….

 

Por, këto nuk kanë sjellë të ardhura apo rritje punësimi…

 

Janë punësuar njerëz që kanë kryer këto punime. Është rritur vlera e pronës në këto zona apo bashki. Padyshim edhe sipërmarrja ka patur më shumë tërheqje ndaj qytetarëve apo turistëve.  Paralelisht me qendrat e qyteteve janë zbatuar edhe projekte të tjera, të cilat kanë ndikim apo ndikojnë në zhvillimin e këtyre qyteteve.

Psh: Janë zbatuar projekte pilote përsa i përket urbanizimit të zonave informale, si në Vlorë, në Durrës apo Lushnje.

Kjo për të treguar që vizioni ynë krahas legalizimit është edhe urbanizimi i zonave informale.  Ka projekte në funksion të zhvillimit të turizmit nëzona të ndryshme. Gjithashtu, edhe për sa I përket zhvillimit të zonave bujqësore, duke u krijuar mundësinë fermerëve që të çojnë produktet e tyre afër qendrave.

Pra, Fondi i Zhvillimit të Rajoneve përmes Rilindjes Urbane ka treguar  jo vetëm përqasjen se si e shohim ne zhvillimin, apo më shumë mundësi për qytetarët apo sipërmarrjen, por tani ka kaluar në një fazë tjetër. Po nxisim bashkitë që përveç qendrave të tyre të zhvillojmë blloqe të veçanta të qyteteve të tyre , lidhjen apo zbutjen e hendekut mes zonave urbane dhe ato rurale. Por, duke kërkuar nga bashkitë projekte konkuruese.

Dhe nuk është punuar vetëm në disa qytete.  Në thirrjen e parë të FZHR për vitin 2016 kanë marrë mbështetjen, projekte të tilla që janë në funksion direkt të turizmit, si Borshi apo Lukova, apo Belshi për liqenin, Kruja për qendrën e qytetit. Pra, projekte që kanë interes për turistë apo investitorë dhe bashki që nuk janë mbështetur më herët.

 

 

A do të vijojë?

 

Padyshim. Nga viti në vit janë sjellë projekte më të mira. Bashkitë kanë konkurencë mes tyre për sa i përker cilësisë së projekteve edhe hartimit të tyre dhe zbatimit për efekt të rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Bashkive të reja u janë dhënë më shumë kopetenca…

 

Në bazë të kuadrit ligjor, ndër vite bashkitë kanë potetenca dhe përgjegjësitë e tyre. Me reformën territoriale dhe administrative janë shtuar sfidat dhe përgjegjësitë edhe për faktin e territorit më të madh dhe problematikave. Them se stafet e bashkive kanë përgjegjësi më të mëdha se sa kishin…

 

Pra,  janë përgjegjës për gjithçka ndodh brenda territorit të tyre…? A do të vijojnë të japin leje ndërtimi?

 

Procesi i dhënies së lejeve të ndërtimi ka qenë kompleks. Faktorë të ndryshëm kanë ndikuar si korrupsioni, moszbatimi i ligjit, procedurat e tejzgjatura etj apo mungesa e kontrollit mbi territorin.

Ky proces, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave dhe KKT, për të gjitha bashkita që kanë patur të hartuara plane vendore vijojnë pa problem me dhënien e lejeve, që nga korriku I vitit të kaluar.

Bashkitë, të cilat nuk kanë patur të hartuar këto plane mund të japin leje ndërtimi për banim, për zhvillim bujqësor apo blegtoral për gjërat me specifike për të mos penguar zhvillimin.

Për projekte strategjike, meqë nuk kanë të hartuara planet vendore i kalojnë pranë AZHT për të marrë vendim.

Për ta monitoruar këtë është Regjistri Kombëtar i Territorit, në të cilin sipas ligjit, të gjitha institicionet qendrore apo vendore që japin leje duhet të regjistrohen aty. Pra, ne bëjmë një monitorim për sa i përket dhënies së lejeve të ndërtimit.

 

 

Për herë të parë po alikohet kërkesa online për leje ndërtimi…

 

Ky është një proces, për të cilin puna nisi vitin e kaluar.  Që prej 20 Prillit të këtij AKSH dhe MZHU kanë vënë në funksion sistemin e dixhitalizuar të kërkesave për leje ndërtimi.  Ky process bëhet më transparente, më të aksesueshëm për qytetarët, me afate më të shkurtra, si edhe për të rritur koordinimin mes institucioneve qendrore apo vendore.

Në rajon Maqedonia është modeli më i mirë dhe është i dyti në botë, sa i përket dixhitalizimit të këtij shërbimi. Në Janar të këtij viti e ka nisur edhe Serbia.

Ky sistem që është i aksesueshëm si pas qytetarët, ashtu edhe për investitorët është kompleks, ndaj shoqërohet nga ne me trajnim të stafeve të bashkive, të projektuesve e ndërtuesve, në mënyrë që të kuptohet e të zbatohet sa më mirë.

Duke ditur rëndësinë e procesit në Qeveri kemi miratuar një vendim, sipas të cilit deri më 1 Shtator, kërkesat për leje ndërtimi mund të behen online te e Albania, por edhe dorazi.  Dhe nga Shtatori do të jetë i detyrueshëm që i gjithë aplikimi të bëhet online.

 

A janë përcaktuar sanksione kur nuk jepet përgjigje në kohë..?

 

Këtu flasim për miratimin në heshtje.  Nëse procedurat zgjasin përtej afatit dhe qytetarët nuk marrin përgjigje brenda këtij afati atëherë kërkesa miratohet në heshtje.

Dhe qytetari e merr të mirëqenë lejen në këtë rast?

Kjo ndodh në rastet kur nuk kemi asnjë lloj përgjigje..

Por, ai mund të nisë investimin. Kush e merr përgjegjësinë?

 

Ka një afat të përcaktuar për t’i dhënë përgjigje qytetarëve. Nëse bashkia nuk përgjigjet brenda këtij afati, dhe unë besoj se nuk do të ndodhë atëherë leja miratohet në heshtje.  Për mua thelbi është që do të rritet transparenca dhe përgjegjshmëria e institucioneve karshi qytetarëve.

Në këtë pyetje të fundit doja të dilja disi jashtë temës. Jeni keni qenë më e votuara ndër kandidatet femra për kryesinë e re të PS në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare.  Si e vlerësoni këtë votim?

 

Në rradhë të parë, të gjithë ne që u zgjodhëm në kryesi patëm një besim dhe vlerësim nga Kryetari i PS dhe një mbështetje të madhe nga të gjithë anëtarët e Asamblesë. Është vlerësim por edhe përgjegjësi më e madhe për besimin e treguar me votën që na u dha. Unë isha anëtare e kryesisë dhe u rikonfirmova. Përgjegjësia është më e madhe tani.

Ishit më e votuara. Kontributi juaj tani në PS është më i madh?

 

Unë shoh më shumë si përgjegjësi e përkushtim në punën që kam. Unë kam ardhur në vitin 2009 në PS nga shoqëria civile dhe universiteti. Jam ndjerë gjithmonë e mirëpritur dhe e vlerësuar, e besuar në pozicione të rëndësishme dhe për këtë u jam mirënjohëse të gjithëve.

Znj. Ministre unë ju uroj suksese dhe ju falenderoj që ishit sot në studion e “Të bësh ekonomi”.

 

Faleminderit ju për ftesën.