Intervista e Ministres Gjermeni, në emisionin “Vila 24”, mbi pjesëmarrjen e MZHU-së në Konferencën Ndërkombëtare, “Habitat 3”.

Ministrja Eglantina Gjermeni, e ftuar në emisionin “Vila 24”, në televizionin “News 24”, foli mbi pjesëmarrjen e Ministrisë së Zhvillimit Urban në Konferencën Ndërkombëtare, “Habitat 3”, e organizuar nga Kombet e Bashkuara, për Strehimin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban.


Kjo ministri, përfaqëson Shqipërinë në këtë aktivitet të rëndësishëm, si firmëtare e axhendës së kësaj konference me 176 vende pjesëmarrëse.