Ministrja Gjermeni në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, pjesa II

Po, sepse urbanizimi ka një kosto duhet shpronësuar, kush e paguan këtë kosto?

- Në fakt për sa i përket legalizimit ka qënë një proçes që ka nisur menjëherë me ndryshimet ligjore edhe duke e theksuar dallimin në fakt për dy elementë: E para është që të flasim për legalizimin, është bërë më shumë banesa dhe janë më pak lokale apo bare, restorante në kundërshtim me atë, ndryshe nga qeveria e kaluardhe me një përqasje krejt tjetër, proçedura falas  dhe duke shkuar punonjësit e ALUIZNI-t pranë çdo qytetari. Ndërkohë që, për sa i përket legalizimit apo urbanizimit, unë theksoj që kemi filluar punën intesivisht me Legalizimin si hap i parë dhe i rëndësishëm,  për t’u dhënë çertifikatat e pronësisë këtyre banorëve, për  të qënë zotër të shtëpisë së tyre dhe që mund të përdorin në të  ardhmen këtë  kontribut apo këtë pasuri që kanë.

Nga ana tjetër, me projektet pilot të urbanizimit që unë përmenda: Durrësi i ri apo ish Këneta, Kushtrimi në Vlorë apo Lagjja 18 tetori në Lushnje, kemi dhënë modele si mund të urbanizohen zonat informale duke i pajisur me infrastrukturë, rrugë e kanalizime, si një përqasje e re. Kjo përqasje dhe ky model i urbanizimit do të  vazhdojë përmes ndihmës nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, por, edhe nga fondet e vetë bashkive duke synuar që  këto zona të jenë sa më pranë zonave qytetëse. Them që ne po i shikojmë si proçese që shkojnë paralelisht, dhe po mundohemi që modelet apo projektet pilot të urbanizimit t’i replikojmë, t’i përsërisim, në pjesë  të veçanta të Shqipërisë për t’i përfshirë.

Minutat e fundit të bisedës nuk do doja t’ju pyesja si ministre por si anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.  Sa kohë ka, sa vite ka pa u mbledhur kryesia e Partisë Socialiste?

- Në fakt është e vërtetë që ka ca kohë që nuk është mbledhur, por mendoj që grupi parlamentar mblidhet çdo javë. Ne jemi pjesë edhe si anëtar kryesie edhe pse nuk jemi deputetë, po si ministra jemi pjesë e grupit parlamentar. Edhe asambleja është mbledhur në mënyrë periodike.

A funksionojnë institucionet, apo ka të drejtë Blushi, kur thotë që ka vetëm një kryetar dhe institucione nuk ka?

Unë them që funksionojnë, se edhe Blushi vetë është pjesë e grupit paralamentar dhe në çdo mbledhje diskutohet, kështu që mendoj që funksionojnë.

Si e shpjegoni që Ramës i ka mbaruar mandati si kryetar para tre vjetëve dhe nuk janë bërë zgjedhje?

- Në fakt ky është një proçes apo debat që është hapur, është diskutuar në grup, është diskutuar në media. Mendoj që ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme në media, një debat brenda një partie, që është në fakt partia më e madhe politike, me mbështetjen më të gjërë, me më shumë potenciale se të gjitha partitë e tjera, më demokratikja edhe që ka dhe zgjedhjen “një anëtar një vote”, e para si praktikë. Unë e theksoj këtë si vlerë, dhe debatin  përmes nesh si një proçes rritje dhe forcimi të partisë, më shumë si një proçes që duhet anashkaluar apo që duhet thënë që është një gjë e keqe. Në përgjithësi, debati është i shëndetshëm. Ndërkohë që flasim për zgjedhje, unë mendoj që një pjesë e këtyre çështjeve që janë debatuar në media janë diskutuar në Asamblenë Kombëtare, duhet të marrin përgjigje në Kongres, pikërisht Kongresi është ai që do të japi përgjigjen e duhur.

Do të ketë zgjidhje në kongres apo jo? Apo duhet të ketë një afirmim alternativ të Ramës si kryetar dhe…?

-Unë mendoj se Kongresi do ta vendosi këtë gjë, ne prandaj po mblidhemi.

Si një politikane me background nga shoqëria civile, akademike, a ndiheni në siklet përshembull: kur në grupin parlamentar ka njerëz p.sh, që vijnë nga “basso fondo”?

- Unë është e vërtetë që kam  ardhur në 2009 në Partinë Socialiste, me një background tjetër, jashtë politikës. Sigurisht ka qënë një kalim jo edhe aq i thjeshtë. Unë jam ndjerë pjesë, edhe e mirëpritur në Partinë Socialiste, që ditën  e parë që kam ardhur. Sigurisht u bëra direkt kandidate për deputete, duke ardhur nga shoqëria civile dhe  mirëbesimi, vlerësimi, mbështetja që kam pasur është e jashtëzakonshme. Unë e kam ndier veten të mirëpritur dhe vazhdoj ta ndiej të tillë, të respektuar, të besuar dhe vlerësuar maksimalisht, deri sa unë jam ministre e PS. Kështu që, nuk është se e kam ndier ndonjeherë veten në siklet. Asnjëherë nuk më ka pëlqyer konfliktualiteti deri në agresivitet, nuk më pëlqen ajo ngjarje e shëmtuar që ndodhi të enjten në parlament. Ndihem e fyer kur akuzohemi për gjëra të pa qëna dhe sulmohemi, ndërkohë që nuk jepen alternativa, pa vlerësuar punën që bëhet. Mendoj që, në Shqipëri është krijuar një polarizim i shoqërisë nga politika dhe kjo më shumë na ka dëmtuar si shoqëri, se sa na ka bërë më të afërt me njëri-tjetrin, duke e prishur dhe kohezionin social. Nuk e mendoj që ne duhet të jemi apo duhet të biem dakort, demokracia na përfshin të gjithëve perspektivat këndvështrimet…

Unë shikoj një polarizim të thekshëm, dhe polarizimi social, e dini  më mirë se vjen nga kjo fushe…

- E kisha më shumë për polarizimin politik, të të menduarit, të të argumentuarit  “o me ne o kundër nesh” , ndërkohë përsa i përket pjesës sociale thashë prishet lidhja apo kohezioni social, bashkëjetesa që të gjithë duam.

Me këto politika fiskale që keni ndërmarrë si qeveri jeni duke e luftuar shtresën e mesme dhe jeni duke kontribuar në këtë polarizim social që është krijuar?

-Unë mendoj që vërtetë janë ndërrmarrë reforma, se edhe kjo është debatuar apo diskutuar, të cilat synojnë kryesisht ndërtimin e një shteti ligjor dhe të së drejtës. Mendoj që, këto masa apo reforma duhet të ishin bërë vite më parë. Vetëm një shembull po ju jap: Thashë për planin e përgjithshëm kombëtar të Territorit. Me ligjin e planifikimit të territorit të vitit 2009, të miratuar nga qeveria e mëparshme nisma duhet të ishte marrë që atëherë, dhe me ligjin që ata e hartuan duhet të kishte filluar puna për Planin e Përgjithshëm të Territorit. Nuk ishte bërë deri në 2013. Kosova është një shtet shume më i ri se ne, e ka hartuar Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Territorit. Mali I Zi gjithashtu e ka hartuar Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Territorit, ka bërë rishikime apo adaptime.

Tani,  edhe në qoftëse me të vërtetë duam, dhe të gjithë duam të jemi pjesë e Bashkimit Europian, të kemi standarde të jetojmë ndryshe, ne e dimë vetë që vërtetë i hedhim ca hapa të rëndësishëm jo vetëm për ne sot, por kemi përgjegjësinë edhe për fëmijët tanë. Për t’i bërë ca gjëra mirë, për të vendosur ca modele dhe standarde që duhet t’i përshtatemi.

Zonja Gjermeni ju falenderoj për intervistën.

-Edhe unë ju falenderoj, ishte kënaqësi!