Video

Fjalimi i Ministres Gjermeni ne prezantimin e botimit shqip te Axhendes se re Urbane
12 Prill 2017
Shqipëria është një prej 65 vendeve që firmosën Axhendën e Re Urbane, Tetorin e kaluar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi Strehimin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban (Habitati III). Sot, në bashkëpunim me UN Habitat 3, me praninë e zv.Sekretarit të Përgjithshëm të Habitat III, z.Kumaresh Misra patëm kënaqësinë të prezantojmë botimin e Axhendës në gjuhën shqipe. Kjo axhendë është dokumenti orientues në hartimin e politikave kombëtare gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm, që ju përgjigjen nevojave të qytetarëve për zhvillim të balancuar social dhe ekonomik, përmirësimin e funksionalitetit të qyteteve si hapësira të shfrytëzueshme dhe miqësore për të gjithë grupëmoshat, Jam e sigurtë që ky dokument do tu shërbejë të gjithë aktorëve në vendin tonë për të zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë në 25 vitet e ardhshme.