Video

Shtesat në pallate, Gjermeni: Nuk do të përjashtohet asnjë familje.
23 Mars 2017
Disa javë pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave për legalizimin e shtesave në kate, në pallate, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI, Artan Lame kanë pasur një takim konsultues me banorë të Njësisë nr. 7 në Tiranë. Ministrja Gjermeni bëri me dije se, pavarësisht problematikës së hasur, kryesisht në mbledhjen e informacionit të plotë për numrin e pallateve që duhet të legalizohen, të gjitha familjet që preken nga kjo VKM, do të kenë në duart e tyre lejen e legalizimit për banesat e tyre. Për këtë, Ministrja nënvizoi si shumë të rëndësishme bashkëpunimin e banorë