Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Turizmit

Postuar më: 05 Mars 2014
Organizata Botërore e Turizmit do të asistojë Shqipërinë në tre fusha kryesore: marketing dhe promovim, forcimin e kapaciteteve dhe menaxhimin e destinacioneve turistike dhe lehtësimin e procedurave për turistët.

MZHUT, Marrëveshje me 5 Universitete

Postuar më: 04 Mars 2014
Marrëveshje bashkëpunimi me 5 Universitetet që përgatisin profesionistë në fushën e zhvillimit urban, arkitekturës dhe Planifikimit të Territorit. Ministrja Gjermeni u shpreh se mendimi akademik do të jetë i mirëpritur në cdo proces që Ministria do të ndërmarë.

MZHUT: Projekt pilot për çertifikimin e guidave turistike

Postuar më: 25 Shkurt 2014
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit lançoi sot në bashkëpunim me Qëndrën për Edukim Ekonomik dhe Biznes projektin pilot për zhvillimin e kursit të trajnimit për grupin e parë të guidave turistike. “Para fillimit të sezonit turistik ne do të kemi gati guidat e para të çertifikuara, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit dhe rritjen e kapaciteteve profesionale në këtë sektor”,- deklaroi Ministrja Gjermeni.

Nënshkruhet memorandumi mes MPJ dhe MZHUT për promovimin e Shqipërisë turistike

Postuar më: 24 Shkurt 2014
Të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë nëpër botë do të promovojnë vlerat turistike dhe kulturore të Shqipërisë jashtë vendit. Ministrat e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni dhe ai i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati firmosën Memorandumin e Mirëkuptimit që do të sigurojë vendosjen e materialeve promovuese, broshurat njohëse dhe fletë palosje apo video promovuese në përfaqësitë tona diplomatike për të bërë të njohur dhe për të sensibilizuar të gjithë shtetasit e huaj mbi mundësitë që paraqet turizmi në Shqipëri.

Studio XDGA nga Belgjika fiton konkursin për Vijën Bregdetare të Vlorës.

Postuar më: 21 Shkurt 2014
Konkursi për Vijën Bregdetare të Vlorës fitohet nga studio belge XDGA. Juria ndërkombëtare shpalli në Vlorë fituesin mes 5 projekt-propozimeve më të mira që u prezantuan para jurisë dhe qytetarëve të Vlorës. Studio Metropolis vlervësohet me cmimin e vecantë studio më e mirë vendase.

Shpallen 5 projektet finaliste për Konkursin Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të Qytetit të Vlorës.

Postuar më: 16 Shkurt 2014
Përzgjidhen 5 propozimet më të mira për Konkursin Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare Vlorë, mes 45 propozimeve që aplikuan. Juria Ndërkombëtare e përbërë nga 5 anëtarë, Rainer Hehl, Andreas Ruby, Anne Charlotte Malterre Barthes, Johan Anrys dhe Daniel Gjoni shpalli fitues studiot nga Franca, Belgjikë - Itali, Zvicra, Gjermania dhe Belgjika.

Rekord aplikimesh për Konkursin Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të Vlorës

Postuar më: 09 Shkurt 2014
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit njofton se Konkursi Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të qytetit të Vlorës, ka tërhequr një numër rekord aplikimesh. Deri më sot në faqen e Konkursit kanë aplikuar 96 projektues, nga te cilët 66 studio ndërkombëtare, 15 studio vendase dhe 15 grupime studentore. Data e fundit e aplikimeve është 12 Shkurt 2014.

Marrëveshja: Treg i përbashkët turistik Shqipëri-Kosovë

Postuar më: 06 Shkurt 2014
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni nwnshkroi sot nw Tiranw marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës Z. Bernard Nikaj. Marrëveshja, shprehje e vullnetit të përbashkët mes dy qeverive vjen pas deklaratës për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik nënshkruar në Prizren, më 11 janar të këtij viti. Synimi kryesor është krijimi dhe zhvillimi i paketave të përbashkëta turistike, si e vetmja mundësi për të qenë konkurrues në tregun rajonal dhe më gjerë.

Nisin konsultimet me grupet e interesit për Ligjin e Turizmit në Tiranë.

Postuar më: 16 Janar 2014
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit zhvilloi sot në Tiranë takimin e dytë të konsultimeve gjithëpërfshirëse me grupet e interesit për rishikimin e Ligjit të Turizmit, me njësitë e qeverisjes vendore dhe përfaqësues të biznesit, shoqërise civile, universitetet dhe ekspertë të turizmit. Ministrja Znj. Eglantina Gjermeni e pranishme në konsultimet me grupet e interesit në kryeqytet, deklaroi se rishikimi i Ligjit të Turizmit është një domosdoshmëri për t’ju përshtatur zhvillimeve dinamike të këtij sektori prioritar të ekonomisë në përputhje me standartet ndërkombëtare.