Postuar më: 01 Qershor 2017

38 familje në 2 bashki përfituese të bonusit për strehimin.

38 familje në bashkitë Vlorë dhe Berat, janë përfituese të bonusit të strehimit me vlerë totale 1,213,254 lekë, të financuar nga buxheti i shtetit për këtë vit, bazuar në ligjin ‘’Për Programet Sociale të Strehimit’’, datë 29.03.2017 “Për ngritjen e grupit të punës për shpërndarjen e fondeve nga buxheti i shtetit për bonus strehimi dhe grande të menjëhershme”.

Familjet përfituesve të këtij bonusi të strehimit, të financuar nga buxheti i shtetit, kanë plotësuar kushtet në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Ndërkohë që, sipas ligjit “Për Programet Sociale të Strehimit’’ në pikën 6 të tij, bashkitë duhet të paraqesin, pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban (MZHU), kërkesat për bonus strehimi shoqëruar me kostot financiare të çdo familje dhe listën e detajuar të familjeve përfituese.

Konkretisht, Bashkia Vlorë dhe Berat kanë paraqitur kërkesën për të përfituar bonus strehimi, në përputhje me aktet ligjore në fuqi, duke kërkuar financimin e bonusit nga buxheti i shtetit deri në masën 50% të qirasë minimale të tregut, për secilin përfitues dhe konkretisht Bashkia Vlorë ka kërkuar financim të bonusit të strehimit për 29 familje, në masën 1,503,081 lekë, për 12 muaj, për vitin 2017, ndërsa Bashkia Berat ka kërkuar financim të bonusit të strehimit për 9 familje, në masën 388,800 lekë, për të njëjtën periudhë kohore.

Ndërkohë, kujtojmë se me Urdhër të Ministrit nr. 60, datë 29.03.2017 “Për ngritjen e grupit të punës për shpërndarjen e fondeve nga buxheti i shtetit për bonus strehimi dhe grande të menjëhershme”, datë 31.03.2017, MZHU miratoi  shpërndarjen e bonusit dhe për bashkitë Mirditë, Has, Kolonjë, Korçë dhe Pogradec, në shumën 2,120,338 lekë për 61 familje. Vendimi nr. 2, i datë 28.04.2017, miratoi  shpërndarjen e bonusit për bashkitë Tropojë dhe Gramsh, në shumën 5,048,306 lekë për 134 familje. Fondi i mbetur në dispozicion pranë MZHU për t’iu shpërndarë bashkive, është në shumën 6,831,356 lekë.

Fondi për bonusin e strehimit, i miratuar nga buxheti i MZHU, për vitin 2017, shkon në shifrën e 14,000,000 lekëve

Në këtë link gjeni emrat e familja përfituese në bashkinë Vlorë dhe Berat.