Postuar më: 11 Maj 2017

Aplikimi online në programet sociale të strehimit, nis zbatimi i projektit.

Ministria e Zhvillimit Urban e ka konsideruar dhe trajtuar strehimin dhe në veçanti atë social, si një mundësi për të udhëhequr rrugën drejt një ekonomie dhe shoqërie më përgjegjëse, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, e cila me të vërtetë kontribuon në mirëqenien dhe fuqizimin e qytetarëve.

 

Strehimi është kthyer në një nxitës kryesor i Evropës 2020, bazuar në Kartën e Gjenevës të Kombeve të Bashkuara, për një strehim të qëndrueshëm, si dhe në Axhendën e Re Urbane. 

 

Së fundmi, nga Ministria e Zhvillimit Urban, ka fituar projektin mbi programin COMCEC (Komiteti për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar i organizatës së vendeve islamike, për “Krijimin i një Udhërrëfyesi për integrimin e shërbimeve sociale me në fokus strehimin”.

 

Qëllimi i projektit, me kohëzgjatje Prill – Korrik 2017, është krijimi i një udhëzuesi  për integrimin e shërbimeve sociale me fokus strehimin, i cili më pas, do të shërbejë për ngritjen e një platforme online për aplikimet në programet sociale të strehimit, sipas strategjisë së strehimit të miratuar së fundmi dhe projekt-ligjit të ri të strehimit.

Së bashku, me aktorët kryesorë të saj, Ministria e Zhvillimit Urban ka inkurajuar politika për një strehim të përgjegjshëm, të përshtatshëm dhe të përballueshëm, elemente këta të parashikuar edhe në strategjinë e parë për strehimin social gjatë këtyre 26 viteve, strategji e miratuar në qershor të 2016.

 

Udhërrëfyesi, produkt i këtij projekti do të jetë komponenti i parë për ngritjen e databazës së të dhënave në vend, duke shërbyer në këtë mënyrë edhe në përmbushjen e një prej objektivave të Strategjisë së Strehimit Social 2016 - 2025, miratuar në Qeshor 2016.

Udhërrëfyesi do të shpërndahet më pas në 61 bashkitë në vend, i cili do të shërbejë si një udhëzues bazë për orientimin e punës në sektorin e strehimit dhe mbledhjes së të dhënave për të pastrehët në vend. Për arritjen e këtij qëllimi do të zhvillohen sesione online, analizë e të dhënave në vend, shkëmbime eksperiencash, ëorkshop-e dhe një ëorkshop ndërkombëtar i cili do të zhvillohet në Tiranë në datat 3-5 korrik 2017. Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë ekspertë nga Ministria respektive të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Kosovës të cilat mbulojnë fushën e strehimit, si dhe ministritë e linjës në Shqipëri, bashkitë, EKB, institucione të lidhura me strehimin etj.