Postuar më: 01 Dhjetor 2015

Konkurs “Profesionistët e rinj për zhvillimin ndërkufitar” Kosovë - Shqipëri

Njoftohen të gjithë të interesuarit për aplikim në konkursin “Profesionistët e rijnë për zhvillimin ndërkufitar” Shqipëri-Kosovë se data e regjistrimit për konkursin është shtyrë për në 10 Janar 2016.

 

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë, shpallin konkursin me temën: “Profesionistët e rinj për zhvillimin ndërkufitar” me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve ideore për zhvillimin hapësinor të zonave: "Shtigjet e lirisë", që shtrihet në territorin e komunave Gjakovë-Tropojë-Has dhe "Korridori i gjelbër", që shtrihet midis territorit të komunave Prizren-Kukës.
Konkursi, vjen si rezultat i punës së përbashkët të grupeve teknike të dy ministrive. Ai ka si qëllim, zhvillimin e përgjithshëm të komunave ndërkufitare dhe krijimin e mundësive për brezin e ri të profesionistëve, nga fusha e planifikimit hapësinor dhe urban, që të shprehin kreativitetin e tyre në dhënien e idesë për projektet në fjalë.
Regjistrimi në konkurs, do të jetë i hapur deri më 18 dhjetor dhe mund të marrin pjesë të gjithë profesionistët deri në moshën 40 vjeç.  Afati i fundit për dorëzim të projekteve është deri më 10 mars 2016.
Suksese!

Në link-et më poshtë gjeni formularin e aplikimit dhe Termat e Referencës:

http://www.zhvillimiurban.gov.al/files/userfiles/Konkursi_Profesionistet_KosoveShqiperi/Formular_aplikimi_011215.doc

http://www.zhvillimiurban.gov.al/files/userfiles/Konkursi_Profesionistet_KosoveShqiperi/ToR_-_Konkurs_projektimi_Shq-Kos_0112151.docx