Postuar më: 05 Prill 2017

Ministria e Zhvillimit Urban mbështetje për 61 familje përmes Bonusit të Strehimit

61 familje në 5 bashki, konkretisht në: Mirditë, Has, Kolonjë, Korçë dhe Pogradec do të mbështeten financiarisht gjatë vitit 2017, nga Ministria e Zhvillimit Urban për strehimin e tyre, përmes programit të bonusit të strehimit.

Grupi i punës, i ngritur pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban ka miratuar kërkesat e ardhura nga këto bashki, në zbatim të VKM nr. 1093, datë 23.12.2015 ‘’Për miratimin e procedurave kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit’’, i ndryshuar me VKM nr. 466, datë 22.06.2016, “Për një shtesë në vendimin nr. 1093, datë 28.12.2015 “Për miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit”.

Fondi prej 2,120,338 lekë financim i buxhetit të shtetit do t’i shpërndahet 61 familjeve, të cilat plotësojnë kriteret sipas VKM përkatëse.

Vendimi, në pikën 6 të tij, detyron bashkitë të paraqesin pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban kërkesat për bonus strehimi, shoqëruar me kostot financiare të çdo familjeje dhe listën e detajuar të familjeve përfituese.

Grupi i punës pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga NJQV për 3 muajt e parë të vitit 2017 vendosi:

a) Të  miratojë dhënien e bonusit të strehimit për bashkinë Mirditë në shumën     301,583 lekë për 13 familje.

b) Të miratojë dhënien e bonusit të strehimit për bashkinë Has në shumën 504,580 lekë për 10 familje.

c) Të miratojë dhënien e bonusit të strehimit për bashkinë Kolonjë në shumën        8,550 lekë, për 1 familje.

d) Të miratojë dhënien e bonusit të strehimit për bashkinë Korçë në shumën 1,137,000 lekë, për 29 familje.

e) Të miratojë dhënien e bonusit të strehimit për bashkinë Pogradec në shumën 168,625 lekë, për 8 familje.

Që prej vitit 2014 e deri në dhjetor të vitit të kaluar, 89 familje në 30 bashki të vendit përfituan financim deri në masën 50% të qirasë minimale të tregut, nga programi i Ministrisë së Zhvillimit Urban. Këtyre fituesve i shtohen tanimë edhe 61 familjet e mbështetura më fondet e vitit 2017 për strehimin, duke e cuar në 150 numrin e familjeve në total në këto 4 vite.

Listën e përfituesve të miratuar në mbledhjen e fundit të grupit të punës (Mars 2017) e gjeni këtu