Postuar më: 06 Korrik 2017

Nis puna për Planet Vendore në Pukë, Mirditë, Gramsh dhe Belsh.

Katër bashki: Pukë, Mirditë, Gramsh dhe Belsh, me financim të buxhetit të shtetit,  nisin punën për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore, duke çuar në 44 nga 61, numrin e njësive vendore që do të kenë planet e tyre vendore brenda vitit 2017.  Në takimin e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Ministrja Eglantina Gjermeni kërkoi nga bashkitë angazhim maksimal përgjatë gjithë procesit të hartimit dhe miratimit të këtyre planeve.

Gjatë punës për hartimin e PPV vitin e kaluar kemi pasur edhe eksperienca jo të mira nga ana e disa bashkive, të cilat nuk janë treguar korrekte me procesin. Ndaj, më lejoni të nënvizoj se angazhimi juaj dhe i stafeve tuaja është element kyç që prej fillimit të punë sot e deri ditën e miratimit në Këshillat Bashkiakë. Nga eksperienca e kaluar, kemi konstatuar se procesi ecën më shpejt dhe problematikat zgjidhen më thjeshtë kur stafi i zyrë së urbanistikës angazhohet në kohë të plotë dhe në mënyrë aktive gjatë hartimit të PPV-së, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm me AKPT për cdo problematikë. Duhet patur parasysh që ky proces do të përfundojë brenda vitit 2017, dhe praktikisht ka vetëm 6-muaj kohë, sipas termave të references, për hartimin e instrumentit vendor. Kësisoj, kjo dikton nëvojën për angazhim maksimal të të gjitha palëve, kryesisht të Bashkisë, për ta përmbyllur këtë proces në kohë dhe me cilësi. dua të sjell në vëmendjen Tuaj që në të gjitha hapat e realizimit të këtyre dokumentave, duhet të zhvillohet një proces konsultimi i gjerë dhe sa më transparent me të gjithë grupet e interesit, jo vetëm sepse është një detyrim ligjor, por sepse është domosdoshmëri për të garantuar që këto dokumenta reflektojnë interesat/kërkesat e sa më shumë qytetarëve dhe grupeve të interesit”, tha mes të tjerash Ministrja në takimin ku ishin të pranishëm kryetarët e 4 bashkive si dhe studio fituese gjatë procesit të prokurimit.

Ministria e Zhvillimit Urban (MZHU), si autoritet kombëtar i planifikimit të territorit, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), mbështet dhe bashkërendon procesin e hartimit të dokumentave të planifikimit vendor dhe zhvillimit të territorit, proces i cili në çdo rast do të udhëhiqet nga autoritetet e planifikimit në nivel vendor (bashkitë) referuar ligjit për “Organizmin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”. Kryetarët e bashkive kanë nënshkruar tashmë Akt-Marrëveshjen MZHU-BASHKI, ku kanë shprehur zyrtarisht angazhimin e tyre në këtë proces.

 

Ministrja Gjermeni siguroi se stafi i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, do të jenë gjithmonë shumë bashkëpunues me ju, për të garantuar hartimin, miratimin dhe zbatimin me sukses të Planeve të Përgjithshme Vendore për këto 4 bashki, edhe për 3 bashkitë e tjera të këtij viti (Përmet-Kolonjë-Këlcyrë), pasi të ketë përfunduar procedura e prokurimit edhe për këtë lot.

 

Gjatë  vitit 2016, Qeveria mbështeti financiarisht hartimin e PPV për 26 bashki. Nga këto 26 bashki janë miratuar 14-PPV (Kurbin,Krujë, Kukës, Divjakë,Gjirokastër,  Skrapar,  Poliçan,  Ura-Vajgurore, Cërrik, Librazhd, Korçë, Tiranë, Dibër, Prrenjas). Për Bashkitë Tiranë, Korçë dhe Divjak është bërë zbardhja e dokumentit dhe hedhja në Rregjistrin e Integruar të Territorit. Bashkia Shkodër është në proces miratimi të PPV-së në KKT, ndërsa për Plani Vendor i bashkisë Kavajë është në proces miratimi të PPV-së në Këshill Bashkiak. Sa i takon 10 bashkive të  tjera janë ende në procesin e marrjes së Aktit të Përpuethshmërisë nga AKPT (Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol, Lezhë, Durrës, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Pogradec). Gjatë vitit 2017, DLDP mbështet financiarisht dhe teknikisht planet vendore të bashkive: Malësi e Madhe, Tropojë, Vau i Dejës, Mat dhe Klos, puna për të cilat ka nisur prej muajsh.