Postuar më: 24 Qershor 2017

Njoftim për shtyp.

Në vijim të masave operacionale, të parashikuara për garantimin e zgjedhjeve, Ministria e Zhvillimit Urban  fton të gjithë  qytetarët të denoncojnë në e-mailet, telefonat apo rubriken e denocimeve te Ministrisë , çdo rast të përfshirjes së punonjësve të kësaj ministrie dhe/ose institucioneve tona të varësisë në shitblerje të votave, ndikimit të votuesve për të votuar për një subjekt të caktuar politik apo shkelje të tjera te lidhura me zgjedhjet.

Ministria e Zhvillimit Urban shpreh angazhimin  e saj maksimal dhe vendosmërinë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të kontribuar në një porces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, ku çdo qytetar dhe punonjës të jetë i lirë të shprehë vullnetin e tij në procesin e votimit.

MZHU ve në dispozicion të qytetarëve  adresën e e-mail-it:

info@zhvillimiurban.gov.al  si dhe numrin e telefonit: 0696834344