Politikat e Privatësisë

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET  TUAJA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur Ministria e Zhvillimit Urban (në vijim MZHU), të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e  mbledhur në lidhje me:

  • Individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, dhënie konsulence, etj.
  • Vizitorët në faqen tonë.


VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT
Ministria e Zhvillimit Urban disponon faqen zyrtare te institucionit www.zhvillimiurban.gov.al.  Më anë të faqes zyrtare, Ministria transmeton  informacione. Qëllimi i transmetimit të informacionit nëpërmjet internetit është që të jetë sa më pranë vizitorëve. Ministria e Zhvillimit Urban u vjen në ndihmë vizitorëve duke publikuar në faqen zyrtare informacione të ndryshme që kanë të bëjnë me legjislacionin, informacione në lidhje me te rejat e fundit përsa i përket zhvillimit urban.

Për vizitoret e www.zhvillimiurban.gov.al sistemi mbledh informacione standarde të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).

Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk  bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit.

MZHU nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë.

Motori i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i thjeshte dhe i lehtë për t'u përdorur po aq sa kërkimi në Google. Kërkimi është bërë i mundur nga një pjesë hardware (një 'aplikacion' kërkim) i cili është i mbyllur në serverin tonë dhe indekson vazhdimisht përmbajtjen në faqen tonë. Të gjitha kërkesat e kërkimit trajtohen nga aplikacioni dhe informacioni nuk i kalohet ndonjë pale të tretë, duke përfshirë Google.

Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.


AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE
MZHU përpiqet të jetë sa më i hapur për t`i dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke na dërguar një "kërkesë për akses tek të dhënat personale” 'në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do t’ju:

  • Japim një përshkrim të tyre;
  • Bëjmë me dije se përse ne i  mbajmë ato;
  • Tregojmë se te cili marrës mund ti përhapim këto të dhëna;
  • Japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme;
  • Informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare.


Për të bërë një kërkesë pranë MZHU, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim drejtuar Drejtorisë së Komunikimit ose të na e dërgoni në adresën info@zhvillimiurban.gov.al

Nëse jeni dakord, ne do të përpiqemi të merremi me kërkesën tuaj në mënyrë jo formale, për shembull duke iu dhënë  informacionin specifik nëpërmjet telefonit.

Nëse ne mbajmë informacion në lidhje me ju, ju mund të na kërkoni të korrigjojmë  gabimet në  të, duke kontaktuar edhe një herë, Drejtorinë e Komunikimit.


LIDHJET ME FAQET E TJERA
Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin  lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Ne përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt duke vlerësuar këtë politikë të privatësisë si ndër më të rëndësishmet në veprimtarinë e punës së MZHU.

ANKESA APO PYETJE
MZHU përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Për këtë arsye, ne marrim shumë seriozisht ankesat në lidhje me këtë temë. Ne mirëpresim gjithashtu çdo sugjerim për përmirësimin e procedurave tona.

Ky njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i shkurtër. Nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e Ministrisë. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo  informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë për këtë duhet të dërgohet në adresën e-mailit info@zhvillimiurban.gov.al

SI TË NA KONTAKTONI
Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e-mail në adresën info@zhvillimiurban.gov.al