Programi i Transparencës MZHU

PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR MINISTRINË E ZHVILLIMIT URBAN

 

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Ministrinë e Zhvillimit Urban.

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së MZHU në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës MZHU ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. MZHU do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5, të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së MZHU-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.zhvillimiurban.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut. 

Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje.

Faqja zyrtare e MZHU-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së MZHU-së, janë:

1. “E drejta për informim”, është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: MZHU-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e MZHU-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, VKM nr. 848, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të administratës shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”.

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (KDIMDP).

6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: 

  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, MZHU vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.zhvillimiurban.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut në ministri, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të autoritetit publik;

 

  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

 

  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

 

  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

 

  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;

 

  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga auditimi i brendshëm i MZHU dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;

 

  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Nëse mund të ketë raste që MZHU vetëfinancohet nga tarifat e licencimit ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike, gjithashtu edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;

 

  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, me ndryshime, të VKM nr. nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

 

  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

 

  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të MZHU-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

 

  • MZHU, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

 

  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga MZHU-ja.

 

 Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

  

TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS TË MINISTRISË SË ZHVILLIMIT URBAN

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Sektori Përgjegjës për Përgatitjen e Materialit  apo disponimin e tij.

Përshkrim i strukturës organizative, të funksioneve dhe detyrave të Ministrisë së Zhvillimit Urban . 

Neni 7/1/a/d, i ligjit nr. 119/2014

Urdhëri i Kryeministrit nr.29, datë 27.2.2015 “Për miratimin e strukturës dhe organikës të MZHU”;


Struktura e MZHU;

Organika e MZHU, pozicionet e punës dhe kategoria e vendit të punës.

Përshkrimet e çdo vendi pune.

Menjëherë, pas botimit në fletoren zyrtare

 


 

Përditësohet pas çdo akt emërimi.

Në faqen zyrtare  në menunë “Ministria”

Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme

Sektori i Burimeve Njerëzore.

Akte ndërkombëtare
ligje; akte nënligjore;
dokument politikash;
dokument tjetër.

Neni 7/1/b

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë;

Ligji nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i procedurave administrative të RSH”;

Ligji nr. 9000, datë 30.1.2003 Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”,

Ligji nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;

Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,

VKM nr. 584, datë 28.8.2003, të ndryshuar,

VKM nr. 848, datë 17.12.2014;

Urdhri i Ministrit të Zhvillimit Urban nr. 19, datë 31/10/2014 “Rregullore e brendshme për organizimin dhe funksionimin e MZHU” ;

Urdhri i Ministrit të Zhvillimit Urban nr. 95, datë 29/04/2014 “Miratimin e dokumentit të politikave për planifikimin dhe zhvillimin e territorit në Shqipëri, për periudhën 2014-2018”;

Rregullore “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike në MZHUT”;

Pas botimit në fl /zyrtare

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në rast ndryshimesh do  publikohen menjëherë.

Në faqen zyrtare në menunë “Dokumente / Baza Ligjore

 

 

Drejtoria e Legjislacionit

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat
e ankimit të vendimit përkatës.

 Neni 7/1/c/g

Format kërkese

Format ankese

Në godinën e MZHU në një ambient të veçantë  pritjeje të shtetasve, krahas dëgjesës, janë hartuar dhe plotësohen formularë të veçantë si:

“Formulari i pritjes së popullit”, plotësohet nga ankimuesi;

“Formular denoncimi”;

“Formular ankese”.

Në Nenin 37 të Rregullores së Brendshme “Pritja dhe trajtimi i letrave, kërkesave dhe ankesat nga shtetasit”, përcaktohet evidentimi i kërkesë/ankesave, mbajtja e regjistrit ku shënohet gjithçka, struktura përgjegjëse për ndjekje dhe raportim.   

Adresë postare:

Adresë e-mail:
info@zhvillimiurban.gov.al

Facebook me adresë “Ministria e Zhvillimit Urban”;

Portali on-line “Kutia e Shërbimeve Publike”;

Portali on-line “Stop Korrupsionit”;

Menjëherë në rast ndryshimesh

Në faqen zyrtare në menunë Programi i Transparencës”

Drejtoria e Komunikimit

Drejtoria e Standardeve Urbane dhe Antikorrupsionit

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe
kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni7/1/ç

Rr. “Abdi Toptani”, nr. 1, Tiranë

Orari i punës, nga e hëna deri të enjten 8.00-16.30

Të premte 8.00-14.00
Koordinatore

Znj. Blerina Pirani

Tel: 04 2257-026

Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit.

Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës”

Drejtoria e Komunikimit

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/d

Ministri i MZHU emëruar me dekretin e Presidentit të Republikës nr. 8304, datë 11/9.2013 dhe i ushtron detyrat dhe funksionet e përcaktuara në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë neni 103; Ligjin  nr. 9000, datë 30.01.2003 ‘‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”; ligjin 90/2012, miratuar në datën 27.9.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” Neni 5, Neni 22, Neni 23, neni 28 dhe dispozita të tjera ligjore. Ai drejton nën përgjegjësinë e tij veprimtarinë e MZHU, sipas fushës së përgjegjësisë të përcaktuar në VKM nr. 159, datë 25.2.2015 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të MZHU”

Zëvëndësministrat emërohen me vendim të Këshillit të Ministrave, kurse nëpunësit e nivelit të lartë drejtues, emërohen sipas kërkesave të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.

Pagat e funksionarëve të lartë të MZHU, janë publikuar në faqen e ministrisë.

Procedura e zgjedhjes së nëpunësve që kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë rregullohet me ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.

Detyrat dhe kompetencat e tyre përckatohen në përshkrimin për secilin poziicion pune dhe në Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të MZHU.

Menjëherë pas botimit në fl /zyrtare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

E përhershme

Në faqen zyrtare në menunë “Dokumente / Baza Ligjore

Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme

  

Drejtoria e Legjislacionit

Mekanizmat monitorues;
Raporte  auditi;
Dokumentet me tregues performance;

Neni7/1/dh

Plani 300/ditor

 

 

Raport të Auditimit të Brendshëm të MZHU;

 

Raport monitorimi të Ministrisë së Financave 

Menjëherë pas depozitimit në MZHU ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve.

 

Menjëherë pas depozitimit në MZHU

Në faqen zyrtare në menunë “Dokumente”

 

 

 

 

 

 

 

Drejtoria e Auditimit të Brendshëm

 

Drejtoria e Financave

Buxheti 

Neni 7/1/e 

Ligji nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në RSH”;

Ligji i përvitshëm i miratimit të buxhetit;

Udhëzimet e përvitshme për zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin përkatës.

Raporte

Pas miratimit të ligjit të buxhetit.

 

Raporti i monitorimit të realizimit të buxhetit, çdo tre muaj.

Në faqen zyrtare në menunë “Dokumente / Monitorimi i Buxhetit”

Drejtoria e Financës Sektori i Buxhetit dhe Statistikës

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Regjistri vjetor i prokurimeve.

 

 

 

 

Kontratat e lidhura

 

 

 

 

Raportet përmbledhëse për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratës.

Pas publikimit të Përmbledhëses të Regjistrit Vjetor të Parashikimeve  nga APP-ja.

 

Menjëherë pas dërgimit në APP dhe publikimit në faqen e internetit të  APP-së dhe Buletinin e Njoftimeve Publike.

 

Në përfundim të kontratës.

Në faqen zyrtare në menunë “Dokumente / Prokurimet

Drejtoria e Legjislacionit

Shërbimet e autoritetit për publikun.

 Neni 7/1/f

Licencat profesionale për individët dhe subjektet:

a) Për ushtrimin e veprimtarisë në vlerësimin e pasurive të paluajtshme,  nga Komisioni i Posaçëm për dhënien e licencave profesionale për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, i krijuar pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban.

b) Në fushën e studimit, projektimit dhe Mbikëqyrje-Kolaudim në zbatim, nga Komisioni i Posaçëm.

Përditësohet periodikisht.

Në faqen zyrtare në menunë “Dokumente / Licencat

Drejtoria e Shërbimeve Urbane dhe Standardeve

Komisionet e Posaçëm të Licencimit

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

p/akt ligjor dhe nënligjor
p/strategji

Pas nënshkrimit të relacionit shoqërues.

Në faqen zyrtare në menunë “Dokumente / Konsultim Publik

Drejtoria e Legjislacionit

Mbajtja e dokumentacionit nga MZHU.

Neni 7/1/h

Shpjeguese

E përhershme.

Në faqen zyrtare në menunë “Dokumente/ Mbajtja e dokumentacionit

DSHB/specialisti i Arkiv - Protokollit

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 

 

Neni 7/1/i 

Tabelë 

Pas miratimit të programit të transparencës.

Në faqen zyrtare në menunë  “Programi i Transparencës / Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve”
Me kufizime të identitetit të ankuesit. 

Koordinatori

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

Neni 7/1/k

Njoftime të Ministrisë

Përditësohet periodikisht. 

Në faqen zyrtare në menunë “Të reja/ Njoftime të Ministrisë

MZHU

Informacione të tjera  të dobishme.

Neni 7/1/l dhe shkronja “h”

Materiale ndërgjegjësuese dhe evente

 

Politika e privatësisë

 

Java në Ditar

Përditësohet periodikisht.

 

E përhershme.

 

Përditësohet periodikisht.

Në faqen zyrtare në menunë “Të reja”

Në faqen zyrtare në menunë “Politikat e Privatësisë”

Në faqen zyrtare në menunë Java në Ditar

 MZHU

 

 

 

Drejtoria e Komunikimit

 

 

 V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, MZHU-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.zhvillimiurban.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

 

VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.