Legalizimi - premtimi i bërë realitet!

Legalizimi - premtimi i bërë realitet!

Është mbajtur premtimi për legalizimet falas. Ndryshimet në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar,  kanë lehtësuar në maksimum detyrimet financiare për qytetarët, duke hequr tarifat e shërbimeve.
Procesi i legalizimit bëhet falas dhe i gjithë shërbimi ofrohet nga shteti. Praktika e mëparshme e dështuar e legalizimeve, ka krijuar skepticizëm të madh për komunitetin.
Qeveria Rama pas 23 viteve, mori përgjegjësinë t'i japë fund zvarritjeve të qytetarëve dhe procesi i legalizimeve të mos jetë burokratik dhe i stërzgjatur, por institucional dhe i mirëkoordinuar. Po i jepet fund korrupsionit, makthit të sorollatjeve, mospërfilljes së qytetarëve!
Qasja jonë është tërësisht e strukturuar me një skemë të qartë dhe inovatore. Sfida kryesore, që shkon paralel me legalizimin është urbanizimi i zonave informale!
I gjithë ky proces, që porsa ka filluar, do të përfundojë brenda mandatit të parë qeverisës.