Strehimi - politika sociale, si asnjëherë më parë!

Strehimi - politika sociale, si asnjëherë më parë!

Strehimi social është një prioritet kyç i Qeverisë, një  çështje me ndjeshmëri dhe  impakt të jashtëzakonshëm social.

Ministria e Zhvillimit Urban po punon për përmirësimin e politikave për strehimin, që si një e drejtë themelore e çdo qytetari të ofrohet me cilësi, me efikasitet dhe të jetë i përballueshëm për të gjithë.  Programet e kreditimit të lehtësuar, ndërtimi i partneritetit midis dy sektorëve publik dhe privat, sigurimi i granteve  për përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetin rom dhe egjiptian, për pakicat kombëtare, për personat me aftësi të kufizuara,  në përgjithësi për popullsinë vulnerabël;  janë vetëm disa prej çështjeve ku është fokusuar puna e Ministrisë. Këto u materializuan që në ditët e para të punës, kur qeveria frenoi daljen e qytetarëve nga banesat deri në gjetjen e alternativave.   

Aktualisht,  po punohet në disa drejtime për gjetjen e zgjidhjeve alternative për strehimin:

  • me Shoqatën e Ndërtuesve po negociohet intensivisht për të mundësuar blerjen nga stoku i banesave;
  • me NJQV-të po diskutohet për shpërndarjen e banesave nga fondi i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës;
  • me bankat e nivelit të dytë po bisedohet për të parë mundësinë për blerjen e banesave të konfiskuara që disponojnë.
  • Në bashkëpunim me NJQV, Ministria po harton projekte që synojnë krijimin e kushteve për strehimin e shtresave në nevojë. Për këtë qëllim, në planet buxhetore afatmesme po krijohen programe ku NJQV do të aplikojnë me projekte konkrete për strehimin social.Këto projekte do të jenë bashkëfinancime nga njësitë aplikuese.