Qëndra e Ekselencës për implementimin e Kartës së Gjenevës së Kombeve të Bashkuara mbi Strehimin e Qëndrueshëm

Referencë e kësaj nisme është Memorandumi i Mirëkuptimit, i cili u firmos midis Ministres së Zhvillimit Urban dhe Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën.

Ministria e Zhvillimit Urban (MZHU) angazhohet në përmbushjen e aktiviteteve të mëposhtme:

  • Përkthimi dhe printimi i Kartës në gjuhën Shqipe ( botim janar 2016 dhe ribotim dhjetor 2016)
  • Zhvillimi dhe prodhimi i materialeve të printuara dhe dixhitale, për strehimin e qëndrueshëm, broshura, ëeb site;
  • Zhvillimi i kurikulave për trajnim, për ngritje kapacitetesh mbi zhvillimin e qëndrueshëm në nivel local dhe kombëtar (referoju  rubrikës evente)
  • Organizimi dhe pritja e takimeve lokale, kombëtare, ndërkombëtare (simpoziume, ëorkshope, trajnime, seminare ( referoju rubrikës evente)
  • Shpërndarja e informacionit dhe Kartës së Gjenevës
  • Promovimi i Kartës në nivel kombëtar, lokal dhe ndërkombëtar nëpërmjet medias,  medias sociale etc
  • Konsultim i rregullt dhe bashkëpunim me aktorë kombëtarë, lokalë, ndërkombëtare për temat e mësipërme( kjo pike do jetë për në vijimësi)
  • Mbledhje fondesh për përgatitjen e projekt porpozimeve për strehimin dhe implementimin e tyre (referoju rubrikës Projekte) si dhe zhvillimi dhe implementimi i projekteve pilot në mbështetje të implementimit të Kartës
  • Pjesëmarrje në studimet/analizat e zhvilluara nga UNECE për të raportuar mbi progresin e implementimit të kartës.

 

UNECE do të:

  • Lehtësojë dhe supervizojë punën e Qëndrës së Ekselencës si dhe do të shkëmbejë informacion, njohuri dhe eksperiencën e saj nëpërmjet network-ut të saj me aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, me fondet e disponueshme që ka;
  • Kordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet tre QENDRAVE të reja në Rajonin e Evropës  (TIRANE, TALIN, GLASSGOW)

 

Siç parashikohet në Memorandum, MZHU angazhohet për të raportuar mbi pikat e mëspërme në sesionet vjetore të Komitetit të Strehimit dhe Tokës  të UNECE.

Parashikohen takime vjetore për të vlerësuar progresin e arritur.