Shqipëria pjesë e projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDA)

Titulli i projektit: Evidentimi i politikave për një strehim dhe zhvillimi urban të qëndrueshëm në vendet me ekonomi në tranzicion

Data e fillimit të projektit: Qershor 2016

Data e mbarimit të projektit: Dhjetor 2019

Buxheti total : 499.000 $

Vendet përfituese të transhit të 10: Shqipëri , Gjeorgji, Kirgistan, Ukrainë

Enti Ekzekutues: Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE)

Agjensitë bashkëpunese në sistemin e Kombeve të Bashkuara: UN-Habitat

 

Përshkrim  i projektit:

Projekti i financuar nga UNDA (United Nations Development Account)-UNECE,  synon të forcojë kapacitetet  kombëtare për zhvillimin e politikave të qëndrueshme në fushën e strehimit dhe zhvillimit urban, në katër vendet e përzgjdhura, përfituese të projektit të transhit të 10: Shqipëri, Gjeorgji, Kirgistan, dhe Ukrainë.

Ky projekt do të asistojë qeveritë kombëtare në përgatitjen e dokumenteve politik dhe udhëzuesve për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave kombëtare mbi strehimin dhe zhvillimin urban, duke ofruar keshilla  për evidentimin e politikave , promovimin e bashkëpunimit ndër-sektorial dhe ngritjen e kapaciteteve për një strehim të qëndrueshëm përmes ofrimit të shërbimeve këshillimore, materialeve trajnuese, organizimit të punëtorive dhe trajnimeve online.

Projekti gjithashtu do të mbështesë realizimin e Objektivit të Qëndrueshëm Nr.11 “ Të bëjmë qyetet dhe vendbanimet njerëzore, gjithpërfshirëse, të sigurta, elastike dhe të qëndrueshme”

Gjatë projektit do të hartohet një Plan Kombëtar Veprimi I cili do të monitorojë realizimin e implementimit të Strategjisë së Strehimit Social 2016-2025, Planeve Kombëtar për zhvillimi e Territorit dhe Menaxhimin e Tokës, duke I ndërlidhur këto dokumenta me Kartën e Gjenevës dhe Axhendën e Re Urbane.

  1. Vendet e transhit të 10 (Shqipëria, Gjeorgjia, Kirgistani dhe Ukraina) do të pajisen me një udhëzues, si të hartohet Plani Kombëtar i Veprimit (PKV), i cili duhet të përfshijë sektorin e strehimit, planifikimin urban, zhvillimin e territorit  dhe menaxhimin e tokës.
  2. Gjatë hartimit të PKV, duhet të merren në konsideratë të gjitha zhvillimet ndër vite si dhe mangësitë e problematikat e hasura. Shqipëria nuk ka pasur përgjatë 26 vite strategji për strehimin, plane hapërsinore, plane strategjike për zhvillimin e territorit apo ppv.

Shefi i këtij misioni e vlerësoi pozitivisht punën madhore për realizimin e këtyre strategjive dhe planeve, dhe i cilësoi shumë të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit si dhe theksoi se këto plane kishin një vizion shumë të qartë.

  1. Zbatimi i SDG 11 si dhe SDG-ve të tjera të cilat lidhen ngushtësisht me strehimin dhe zhvillimin e territorit.
  2. PKV do të shërbejë si një plan monitorues për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë deri në 2025, pra një plan 9 vjeçar, ku do të kontrollohet dhe monitorohet progresi në këto fusha.
  3. Gjatë hartimit të PKV, duhet të parashikohen mirë (objektivat, rezultatet, outputet, risqet, indikatorët matës, para-kushtet si dhe burimet e finacimit për implementimin e PKV, PBA, mundësia PPP, burime të jashtme, rishpërndarje e fondeve etj).
  4. Z.Remy sugjeroi që PKV të miratohej në nivelin më të lartë, në mënyrë që të angazhohen të gjithë aktorët në vend.
  5. Gjatë tremujorit të parë2017, UN-Habitat  do të zhvillojë në Tiranë një advisory mission për të diskutuar fushat e mundshme për bashkëpunim në fushën e zhvillimit urban (krijimin e platformës për zbatimin e planeve kombëtare).