Enti Kombëtar i Banesave shpall kërkesën për shprehje interesi nga persona fizik a juridik privatë a publik, që disponojnë apartamente banimi në shitje

Postuar më: 25 Shkurt 2014

1. Objekti: “Shprehje interesi për blerje në treg të lirë të apartamenteve me kosto të ulët në kuadrin e zgjidhjes së rasteve emergjente të strehimit në territorin në juridiksionin e bashkive Tiranë dhe Durrës”.

 

2. Enti Kombëtar i Banesave shpall kërkesën për shprehje interesi nga persona fizik a juridik privatë a publik, që disponojnë apartamente banimi në shitje

3. Përshkrim i shkurtër i objektit të blerjes:

Për të adresuar problemet e strehimit në qytet e Tiranës e Durrësit, Enti Kombëtar i Banesave, me fondet e vëna në dispozicion nga të ardhurat e veta, miratuar nga Këshilli Drejtues me Vendimin Nr. 4, datë 25.01.2014 dhe në zbatim të Ligjit Nr. 9232, date 13.05.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane” të ndryshuar dhe  Vendimit te Keshillit të Ministrave Nr.148, date 13.02.2008, kërkon të realizojë blerjen e banesave me kosto të ulët në treg të lirë.

Si fazë parapërgatitore, kërkojmë të infomohemi mbi tregun e banesave në qytetet e sipërpërmendura.

Të interesuarit duhet të paraqesin ofertat e tyre, brenda datës 30 Mars 2014, pranë Drejtorisë Qendrore të Entit Kombëtar të Banesave, me adresë: rr. Sulejman Delvina, prapa Hotel Diplomatit. Ofertat mund të dërgohen edhe në rrugë elektronike në adresë: info@ekb.gov.al.

Ofertat duhet të përmbajnë sa më poshtë:

  1. numri i apartamenteve që disponohen
  2. adresën ose zonën ku ndodhet apartamenti ose objekti i banimit
  3. vitin e ndërtimit;
  4. struktura e çdo apartamenti;
  5. sipërfaqja e çdo apartamenti;
  6. informacion mbi:
  • gjendjen fizike dhe cilësinë e apartamentit (apartamenteve) dhe objektit;
  • lidhjet me infrastrukutrën (rrugë, ujë i pijshëm e kanalizime, telefoni, etj..)
  • lidhjen me shërbimet komunitare (shkolla, kopështe, qendra mjekësore, etj)
  1. foto të objektit të banimit dhe apartamentit
  2. çmimin e shitjes, të shprehur në lekë/m2 sipërfaqe ndërtimi;
  3. çdo informacion tjetër që mund të gjykohet i nevojshëm
  •  

Enti synon të blejë apartamente të vlerësuara me koston e ndërtimit.