Konferenca mbi Strategjinë e BE-së për Makrorajonin Adriatik dhe Jon

Postuar më: 18 Shkurt 2014

Në kuadër të EUSAIR në datat 6-7 Shkurt, zhvillohet në Athinë, konferenca mbi Strategjinë e BE-së për Makrorajonin Adriatik dhe Jon. Gjatë Konferencës të gjithë aktorët e përfshirë në këtë strategji, do të prezantojnë gjetjet e fazës së konsultimeve si dhe do të diskutojnë mbi sfidat dhe mundësitë për të ardhmen, në kuadër të hartimit të kësaj strategjie rajonale. 

Shqipëria është pjesë e Strategjisë së BE-së për Makrorajonin Adriatik dhe Jon (EUSAIR) dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit është koordinatore për shtyllën e katërt të kësaj strategjie "Rritja e Tërheqjes Rajonale/ Turizmi". 

Për më tepër informacion ju lutem vizitoni linkun më poshtë:

http://ec.europa.eu/regional_policy/conferences/adriat_ionian/index_en.cfm