Mblidhet komisioni për dhënien e licencave profesionale në fushën e studimit e projektimit dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim.

Postuar më: 11 Maj 2016

Në datën 5 maj 2016, u zhvillua mbledhja e 6-të e Komisionit të Posaçëm për dhënien e licencave profesionale për individë dhe subjekte juridike, në fushën e studimit e projektimit dhe  mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim, që funksionon pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban.

Ky komision mblidhet rregullisht çdo muaj dhe shqyrton kërkesat e individëve dhe subjekteve juridike, për pajisje me licencë profesionale, bazuar në rregulloren e licencimit, të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 759, datë 12.11.2014 ”Për licencimin profesional të individëve dhe subjekteve juridike që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim”.

Në këtë mbledhje, Komisioni shqyrtoi dokumentacionin dhe materialin e vënë në dispozicion nga Sekretariati Teknik i Komisionit, për 104 aplikime, nga të cilat 88 aplikime nga individë dhe 16 aplikime nga subjekte juridike.

Komisioni miratoi 80 licenca profesionale individuale, nga të cilat 58 në fushën e studimit e projektimit dhe 22 në fushën e mbikëqyrjes e kolaudimit, si dhe 15 licenca profesionale për shoqëri, nga të cilat 11 në fushën e studimit e projektimit dhe 4 në fushën e mbikëqyrjes e kolaudimit. Nuk u miratua licencimi për 9 aplikime, nga të cilat 4 në fushën e studimit e projektimit dhe 5 në fushën e mbikëqyrjes e kolaudimit, për mosplotësim të kritereve ligjore.