Mblidhet komisioni për dhënien e licencave profesionale në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Në datën 26 prill 2016, u zhvillua mbledhja e 4-t e Komisionit të Posaçëm për dhënien e licencave profesionale për individë dhe subjekte juridike, në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, që funksionon pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban. Në këtë mbledhje janë miratuar 35  licenca profesionale.

Ky komision mblidhet rregullisht çdo muaj dhe shqyrton kërkesat e individëve dhe subjekteve juridike, për pajisje me licencë profesionale, bazuar në rregulloren e licencimit, të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 100, datë 04.02.2015 ”Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e licencimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme”.

Licencat tërhiqen pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban, çdo ditë, ora 12.00-14.00,  nga personat që kanë përfituar licencën.