Njoftim për trajnimet e projektuesve mbi platformën eleje

Ministria e Zhvillimit Urban njofton të gjithë projektuesit, arkitektë dhe inxhinierë se nga data 20 Prill 2016 është vënë në funksionim platforma elektronike eleje, për aplikimet e lejeve të Zhvillimit/Ndërtimit, për të gjitha bashkitë. Me anë të kësaj platforme do të kalohet nga sistemi hardcopy i dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar, në sistem elektronik.

Ministria e Zhvillimit Urban fton të gjithë projektuesit, arkitektë dhe inxhinierë të dërgojnë në adresën  eleje@zhvillimiurban.gov.al shprehjen e interesit për t’u bërë pjesë e trajnimeve për përdorimin e platformës elektronike elejet dhe firmës elektronike, brenda datës  30/04/2016. Lutem të specifikoni në shprehjen e interesit, numrin e licensës profesionale për ushtrimin e profesionit të projektuesit.

Të gjithë arkitektët dhe inxhinierët janë të lutur të pajisen me certifikatën e nënshkrimit elektronik, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), për të nënshkruar elektronikisht dokumentacionin përkatës të hartuar prej tyre për aplikimet për Leje Ndërtimi. Më shumë informacion për mënyrën e pajisjes me këtë certifikatë mund të gjendet në faqen zyrtare të AKSHI, në linkun vijues:

http://www.akshi.gov.al/repository/nenshkrimi-elektoronik