NJOFTIM: Projekt Pilot për Trajnimin Intensiv për udhërrëfyes turistik

Postuar më: 04 Mars 2014

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në bashkëpunim me Qendrën për Edukim Ekonomik dhe Biznes njoftojnë çeljen e proçedurave të pranimeve për trajnimin intensiv  për udhërrëfyes turistik.

Me anë të këtij trajnimi synohet konsolidimi i standardeve të shërbimeve turistike në këtë fushë.

Për të aplikuar, kandidati duhet të plotësojë formularin që mund të shkarkohet në faqen zyrtare të MZHUT www.turizmi.gov.al bashkangjitur këtij njoftimi.

Dosja që përmban formularin e aplikimit dhe gjithë dokumentacionin përkatës sipas formularit të lartëpërmëndur, përveçse do të dërgohet me e-mail në adresën info@turizmi.gov.al, duhet të dërgohet edhe me postë zyrtare në adresën e MZHUT-së, ose dorazi në Zyrën e Protokollit të kësaj ministrie, brënda orës 16.00, të datës 11 mars 2014.

Nga aplikantët, do të përzgjidhen 15 kandidatë për të ndjekur këtë projekt pilot. Kohëzgjatja e trajnimit do të jetë 4 javë, nëpërmjet të cilit do të plotësohen/përditësohen njohuritë për teknikat e guidimit profesional, trashëgiminë natyrore, kulturore dhe historike të Shqipërisë.

Trajnimi mundësohet nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në bashkëpunim me Qendrën për Edukim Ekonomik dhe Biznes dhe është pa pagesë.

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen në një afat të dytë për datat e fillimit të trajnimit dhe vendndodhjen.

Për pyetje dhe sqarime të mëtejshme, ju lutemi t’i dërgoni në adresën info@turizmi.gov.al

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit fton të interesuarit të bëhen pjesë e këtij proçesi.

Dokumentet e bashkangjitur