Postuar më: 09 Mars 2016

Fletëpalosja “ Harta Dixhitale e Venddepozitimeve”.

Dokumentet e bashkangjitur

Harta Dixhitale e Venddepozitimeve të Mbetjeve të Ngurta Urbane pasqyron të dhënat kryesore për venddepozitimet ekzistuese, për çdo njësi të qeverisjes vendore, e parë kjo edhe nga një këndvështrim që lidhet harmonikisht me elementet e zhvillimit urban dhe ato të planifikimit të territorit.
Përdorimi i kësaj platforme WebGIS për herë të parë në Shqipëri, siguron dixhitalizimin e të dhënave si dhe një ndërveprim midis qytetarëve dhe aktorëve të tjerë të qeverisë, për përditësimin e informacionit. Harta është ndërtuar si një mjet i njehsuar dhe i aksesueshëm për të gjithë. Ajo:
(a) krijon mundësinë për gjurmimin e zhvillimeve në terren, si nga qytetarët por edhe nga aktorë të tjerë;
(b) shërben si një referencë e qartë për përcaktimin e  njollave për landfillet apo impiantet e reja, që synohen të ndërtohen në vend, për zhvilluesit apo donatorët që investojnë në fushën e mbetjeve;
(c) ndihmon planifikimin në nivel qendror edhe lokal;
(d) ndihmon në përditësimin e dokumenteve strategjike duke u bazuar në të dhëna reale.