Postuar më: 04 Shkurt 2016

Manuali Teknik i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Shqipëri

Dokumentet e bashkangjitur

Ministria e Zhvillimit Urban ka prezantuar Manualin për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit, i cili lehtëson praktikat për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.

Manuali i cili është një dokument i hartuar në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) dhe me asistencën e USAID dhe CO – Plan sjell tre risi kryesore:

-         Reflekton legjislacionin e ri të planifikimit, të krijuar prej vitit 2014, duke qenë kështu një udhërrëfyes i përditësuar në funksion të nevojave të bashkive dhe autoriteteve të tjera publike;

-         Ofron një gamë të gjerë metodologjish mbi mënyrën e realizimit të analizave hapësinore/territoriale në planifikimin vendor dhe në lidhje me shumëllojshmërinë dhe zbatimin e instrumenteve të zhvillimit të tokës për financimin e infrastrukturave publike.

-         Ky manual sjell një buqetë instrumentesh për zhvillimin e tokës dhe sidomos instrumente financiare të zhvillimit të tokës, që synojnë sigurimin e financimit të infrastrukturave publike, përtej mënyrave që bashkitë njohin e përdorin aktualisht. 

Manualin për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit është një pikë reference, për sa i përket zhvillimit të qëndrueshëm të territorit.